Një tjetër skandal trondit policinë shqiptare, pas atij të fotove të krerëve më të lartë të saj me biznesmenë të akuzuar për vrasje. Shefi i policisë së burgut të Fushë-Krujës është arrestuar në Itali për trafik droge. 52-vjeçari Martin Gjoni, nga Shkodra, është kapur në Trieste me 14 kg marijuanë. Operacioni i policisë italiane është kryer në dt. 28 shkurt.
Gjoni ka qenë duke udhëtuar me një makinë BMW X5 së bashku me dy persona të tjerë, në momentin kur është ndaluar nga policia italiane. Lënda narkotike, e cila ishte fshehur brenda një bombole gazi, sipas policisë italiane kishtë mbërritur nga Shqipëria. Krahas Gjonit, në pranga kanë përfunduar edhe drejtuesi i makinës, Gjovalin Gjoka, 51 vjeç, dhe Florian Palaj, 25 vjeç, i cili kishte mbërritur në Itali prej pak ditësh.
Martin Gjoni ka mbajtur poste të larta në institucionet penitenciare të vendit.