A jeni te gatshem per ti vene flaken fytyres !

A jeni e gatshme t’i vini flakën fytyrës për t'u dukur më e re?
A jeni e gatshme t’i vini flakën fytyrës për tTIRANE - Ka shumë femra që janë në gjendje të bëjnë gjithçka, vetëm e vetëm që të duken më të reja. Po dëshmohet edhe nga trendi i zjarrit në fytyrë, që aplikohet në sallonet kineze të bukurisë. Në kërkim të rinisë, terapeutët kinezë ofrojnë një trajtim frikësues të quajtur "zjarri i fytyrës", ku qelizat stimulohen me anë të zjarrit.

Më së pari vihen peshqirët e njomur me alkool dhe me një përbërje të veçantë në pjesë të caktuara të fytyrës, e më pas atyre iu vihet flaka.

Sipas asaj që shkruan "Huffington Post", ky trajtim stimulon lëkurën dhe heq rrudhat, por thuhet se në këtë mënyrë mund të largohen shumë sëmundje, duke filluar nga ftohja, e deri te mbipesha. Duhet ditur se, me këtë trajtim lëkura nuk digjet, por vetëm nxehet.

Por, rreziku nga djegia megjithatë ekziston, prandaj këtë trajtim duhet ta bëni vetëm në sallone me të vërtetë profesionale.
Ka disa ekspertë që thonë se ky trajtim nuk është i dobishëm, pasi mund të zëvendësohet nga trajtime më dobishëm dhe më pak të rrezikshëm.

(er.nu/tg/BalkanWeb)
 
Copyright Blue Line NEWS Te gjitha te drejtat e rezervuara
Mundesuar nga A.Brazhda
-
.