Protesta ne Athine kunder heqjes se pensioneve


Qindra mijëra minoritarë grekë kanë protestuar dje në Athinë kundër prerjes së pensioneve OGA dhe sigurimeve shëndetësore, parashikuar në ligjin e ri të miratuar nga Parlamenti grek.Me parrullat “Jo dehelenizimit të Epirit të Veriut”, apo “Nuk vajtojmë një tjetër Atdhe të humbur”, protestuesit marshuan nga sheshi Sintagma deri te Parlamenti. Protesta u mbështet nga partitë Agimi i Artë, SYRIZA dhe Grekët e Pavarur.
Ndërkaq në Samitin e KiE në Bruksel, kryeministri grek Samaras deklaroi se Greqia ka papunësinë më të lartë në Evropë dhe në histori dhe vërejti se sa më shumë rritet papunësia, aq më shumë rriten fenomenet të tipit “Grillo”. Ai kërkoi që fondet e BE të projektohen për të rinjtë e papunë në Evropë. “Në Greqi, ky problem është edhe më serioz, pasi vuajmë nga një nivel historikisht i lartë i papunësisë, më e larta në Europë dhe më i lartë tek të rinjtë. Ju e kuptoni, pra se takimi i sotëm i liderëve është i rëndësishëm", tha Samaras.Në fjalën e tij ish kreu i Eurogrupit, Jean Claude Juncker tërhoqi vëmendjen se për shkak të masave shtrënguese, ekziston rreziku i revolucioneve sociale në vendet e Evropës.27 krerët e shteteve të BE-së diskutojnë në Samitin e lartë mbi vazhdimin e politikave shtrënguese, në kombinim me masat për nxitjen e zhvillimit.Samaras ndodhet në Bruksel, teksa negociatat me Trojkën në Athinë u ndërprenë, për shkak të disa mosmarrëveshjeve, që konsistonin kryesisht në kërkesën e Trojkës për pushimin nga administrata publike të 25 000 punonjësve.Zëdhënësi i komisionerit, Olli Rehn tha se ndërprerja e negociatave nuk është dramatike dhe se ato do të vazhdojnë sërish në fillim të Prillit. Ndërkohë, burime qeveritare nga Brukseli kanë shprehur sigurinë se “nuk do të ketë problem me këstin e muajit mars prej 2,8 miliardë euro”, duke theksuar se parakushtet që janë vendosur nga Trojka për miratimin e tij, do të plotësohen në një kohë të përshtatshme.
 
Copyright Blue Line NEWS Te gjitha te drejtat e rezervuara
Mundesuar nga A.Brazhda
-
.