'' Përsëri sot rrahje ndëretnike në Shkup'' – FOTO

Përsëri sot rrahje ndëretnike në Shkup – FOTO

Sot rreth orë 13:00 në qytetin e Shkupit ka pasur sërish incidente ndëretnike. Sipas informacioneve që ka portali Shqipmedia, përleshje fizike ka pasur mes nxënësve maqedonas dhe shqiptarë në qendër të Shkupit, më saktësisht para objektit të “Holiday In” në autobusin nr. 60. Ngjarja ka ndodhur në sy të qytetarëve e cila përfundoi me të lënduar nga të dy anët dhe me arrestime të shumta nga ana e policisë e cila arriti në vendngjarje disa minuta pasi përleshjet kishin filluar. Informacione zyrtare mbi të arrestuarit nuk ka ende, derisa si motiv kryesor dyshohet sërish të jenë marrëdhëniet jo të mira ndëretnike. Edhe njëherë vërtetohet gjendja alarmante që mbizotëron veçanërisht në qytetin e Shkupit mes etnisë shqiptare dhe asaj maqedonase./Shqipmedia
 
Copyright Blue Line NEWS Te gjitha te drejtat e rezervuara
Mundesuar nga A.Brazhda
-
.